×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndahen 150 000 euro grante për gratë fermere në Ferizaj

    Insajderi
    04 July 2023 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Ferizajt deri në fund të këtij viti do të ndajë rreth gjysmëmilioni euro grante për gratë fermere.

    Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu ka njoftuar se 150 000 euro u janë shpërndarë ditë më parë grave fermere.

    “Si rrjedhojë e bashkëpunimit të Drejtorisë së Bujqësisë me organizatën BMZ, deri në fund të këtij viti përtej skemës së mbështetjes me subvencione nga Komuna, gratë fermere do të përfitojnë grante në vlerën afro 450,000 euro për të zhvilluar veprimtarinë e tyre bujqësore, 150,000 euro prej të cilave u shpërndanë ditë më parë, gjersa pjesa tjetër shpërndahet deri në fund të vitit”, ka shkruar Aliu në rrjetin e tij në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark