Ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare aktivisti shqiptar në SHBA, Gjergj Balaj.
Lajmi bëhet me dije nga Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, e cila thotë se Gjergji ishte atdhetar, fetar dhe aktivist i njohur.
Gjithashtu një shkrim lamtumire i është kushtur Balajt edhe nga Gazeta Dielli, në të cilën thuhet se Gjergj Balaj ishte “një njeri i respektuar dhe i dalluar në komunitetin shqiptar në Neë York dhe më gjërë. Një ikje e parakohshme, një vdekje tronditëse, një ndarje pikëlluese që lë një boshllëk të përjetshëm tek familja, miqtë e afërm dhe bashkëpunëtorët e ngushtë. Me ikjen e Gjergjit iku një pjesë e secilit nga ata që e njohën dhe ndanë emocione të mëdha siç dinte ti falte vetëm i paharruari Gjergj Balaj”.