×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ndalimi i autobusëve në pikëkalimin Serbi-Kroaci, BE: Serbia ka shkelur marrëveshjen për lëvizjen e lirë

    Insajderi
    17 April 2024 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkimi Evropian ka reaguar pas ndaljës së udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova nga autoritet e Serbisë. Në reagimin e BE’së thuhet se Serbia është duke e shkelur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes.

    Këtë e ka thënë Peter Stano, zëdhënës i BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth këtij rasti që ka nxitur reagime të ashpra nga Kosova.

    “Ne jemi në dijeni për situatën dhe po e përcjellim për së afërmi. Marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, cakton parametrat e qartë rreth hyrjes dhe daljes së qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata momentale paraqet shkelje të kësaj marrëveshje”, ka deklaruar Stano duke shtuar se BE-ja “fton Serbinë që të përmbahet nga veprimet e tilla unilaterale dhe të pakoordinuara dhe menjëherë t’i kthehet respektimit të marrëveshjes“, ka thënë zëdhënësi i BE’së, Peter Stano.

    Stano ka përsëritur thirrjen për të dyja palët që të respektojnë obligimet nga dialogu.

    “Presim nga palët që në tërësi të zbatojnë detyrimet e tyre nga dialogu, të cilat janë obliguese dhe të vlefshme. Ne, po ashtu, presim nga palët që të sigurojnë një ambient të përshtatshëm për dialog në mënyrë që të shmanget çfarëdo veprimi i cili mund të rrezikoj sigurinë dhe stabilitetin“, thuhet në reagimin e BE-së, ka thënë Stano për REL.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark