×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ndalohet një serb në Kosovë, dyshohet se kontrbandoi mbi 11 mijë kg pemë nga Serbia

    Insajderi
    27 July 2023 - 20:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbi 11 mijë kilogramë pemë të ndryshme dyshohet se ka tentuar t’i kontrabandojë një serb nga Serbia në Kosovë.

    Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari nuk ka pasur dokumentacion, derisa ai po ashtu dyshohet për kalim të paautorizuar të kufirit.

    Pemët të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar janë:

    Pjeshkë 4 mijë e 200 kilogramë
    Nektarinë 3 mijë e 500 kilogramë
    Dardhë 1 mijë e 650 kilogramë
    Kumbull 1 mijë e 450 kilogramë dhe
    Kajsi 800 kilogramë

    Të gjitha këto bashkë bëjnë 11 mijë e 600 kilogramë.

    Sipas Policisë “Pas përfundimit të procedurave, me autorizim të prokurorit kompetent, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, kurse kamioni është sekuestruar dhe është​ dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark