×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Ndalon fjalën e lirë, diskriminon deputetët”, Abazi akuzon Bogujevcin

    Insajderi
    09 February 2023 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i VV-së, Haki Abazi, përmes një postimi në “Facebook” akuzuar nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila është bashkëpartiake e tij, se po e ndalon fjalën e lirë në Parlament.

    Abazi ka thënë se Bogujevci po ngulfat fjalën e deputetit duke e dhënë atë në formë selektive dhe duke diskriminuar.

    Kjo praktikë që sforcohet nga kthinat e paranojave dhe kontrollit që nuk ka asnjë legjitimitet qytetarë, duhet ndaluar sepse e dëmton demokracinë, përsërit partitë tjera që kanë tentuar te ngulfasin fjalën dhe mendimin e lirë e kritik dhe rrjedhimisht trimëron ata që përdorin fuqinë politike dhe qeverisëse për perfitime të servilëve dhe punësime nepotike”, ka shkruar Abazi.

    Postimi i plotë i tij:

    Në vazhdimsinë e frikës që deputetët mund të flasin idetë dhe pikëpamjet e tyre, mendjehapur larg imponimeve dhe kontrollit, sot prap Saranda Bogujevci e ndaloi fjalën e lirë në Kuvendin e Kosovës, kjo nuk është hera e parë.

    Saranda ngulfati fjalën e deputetit duke dhënë fjalën në mënyrë selektive dhe duke diskriminuar në të drejtën elementare të deputetit. Ky fenomen është brengosës dhe antidemokratik, kjo praktikë është poashtu aplikuar edhe me dhjetra raste duke bllokuar pjesëmarrje dhe duke e bërë të vështirë angazhimin konkret. Kjo praktikë që sforcohet nga kthinat e paranojave dhe kontrollit që nuk ka asnjë legjitimitet qytetarë, duhet ndaluar sepse e dëmton demokracinë, përsërit partitë tjera që kanë tentuar te ngulfasin fjalën dhe mendimin e lirë e kritik dhe rrjedhimisht trimëron ata që përdorin fuqinë politike dhe qeverisëse për perfitime të servilëve dhe punësime nepotike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark