×
  • Showbiz
  • Show

    Ndarjet që bënë bujë mediatike – Yjeve të showbizit që iu ‘thye’ zemra gjatë këtij viti  

    Insajderi
    01 January 2024 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndarja është përfundimi i një lidhje ku çdo çift vazhdon rrugën e tij. Disa nga çiftet ndarjen e përjetojnë shumë lehët e disa e vuajnë. Disa nga personazhet tona publike këtë vit vendosën të ndajnë rrugët, e ndarjet e tyre u komentuan shumë nga publiku. Madje mund të themi se 2023 ishte viti që ndau shumë çifte të njohur në showbizin shqiptar, shkruan Insajderi.

    Gazeta Insajderi

    Sara dhe Ledri – Një nga çiftet më të komentuar u përfolën për ndarje për disa javë rresht. Fillimisht shkak u bë mungesa e Ledrit në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku luan Sara, më pas mungesa e fotografive me njëri-tjetrin në rrjete sociale e në fund menaxheri i reperit konfirmoi se ata nuk janë më bashkë.

    Dafina dhe Dj Geek bënë bujë gjithashtu me ndarjen e tyre të papritu. Themi të papritur pasi dyshja gjatë gjithë kohës ishin parë bashkë në koncerte e fotot në rrjete sociale nuk mungonin. U tha se arsyeja e ndarjes ishte një hap madhor që Dafina donte të ndërmerrte në lidhje me të ardhmen e tyre.

    Arbenita dhe Fero – Kjo ishte një nga ndarjet më të zhurmshme të këtij viti pasi dyshja nuk i ndalnin deklaratat ndaj njëri-tjetrit. Modelja ka bërë akuza të rënda ndaj reperit. Arbenita e ka denoncuar Feron për dhunë fizike ndërsa ky i fundit deklaroi se do ta padiste modelen për rrëmbëim të vajzës së tyre.
    Olsi Bylyku dhe Egli Tako – Edhe kjo ndarje ka qenë një nga më të komentuarat. Olsi dhe Egli kishin një histori të gjatë dashurie. Arsyet e ndarjes ende nuk dihen.

    Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari – Ky ishte një çift që nuk e deklaroi kurrë publikisht lidhjen. Beniada dhe Blerti u njohën dhe dashuruan gjatë emisionit “Procesi Sportiv”, por duket se lidhja nuk zgjatu shumë. Çifti u nda këtë vit dhe Blerti hoqi nga profili foton e vjetër me Beniadën, duke lënë të kuptohet se kjo histori ka marrë fund!

    Vivien dhe Getinjo – Çifti që u njoh në Big Brother VIP Kosova i dha fund lidhjes pak kohë më parë. Ndarja e tyre pasoi me deklarata të forta ndaj njëri-tjetrit. Vivien e akuzoi Getinjon se luan kumar dhe sipas saj kjo ishte arsyeja e ndarjes së tyre.

    Olsi Bylyku dhe Egli Tako – Ndarja e Olsi Bylykut dhe Egli Takos ka qenë një nga më të komentuarat. Fillimisht ndarja e tyre u bë e ditur nga mediet, ndërsa më pas u konfirmua nga vetë dyshja. Olsi dhe Egli kishin një histori të gjatë dashurie që përfundoi për arsye që ende nuk dihen.

    Andi dhe Gresa – Prej kohësh përflitej për një krizë të mundshme të çiftit që u njoh në Big Brother VIP Kosova, Gresa Hoti dhe Andi Artani. Por u raportua së fundmi se dyshja i kanë ndarë rrugët përfundimisht me njëri-tjetrin, duke i dhënë fund lidhjes së tyre. Thuhet se pushimet e fundit të Gresës në Ibiza janë bërë “mollë sherri” që çifti në fjalë të ndahen përfundimisht.

    Cilat janë çiftet e njohura të Showbiz-it shqiptar që u

    Bebe Rexha– gjithashtu është ndarë nga i dashuri i saj Keyan Safyari, producent dhe regjisor këtë vit. Shkak u bë një mesazh i tij lidhur me peshën e saj, gjë që Bebes nuk i ka pëlqyer dhe ka kërkuar ndarjen.

    Edhe Dua Lipa u nda nga partneri i saj Romain Gavras pas një romance tetë mujore. Këngëtarja vendosi që në momentin përpara publikimit të albumit të saj të tretë të fokusohet vetëm në muzikën e saj dhe të hiqte dorë nga lidhja me Romain./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark