×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërhyrja e komunës në çështjet e BIK-ut në Viti – Eksperti i sigurisë e sheh si mbështetje e grupeve radikale islame

    Insajderi
    21 September 2023 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, mbështetjen e zyrtarëve komunal në çështjen e bashkësisë Islame me imamët e xhamisë në Viti e ka quajtur si mbështetje të drejtpërdrejt të grupeve radikale islame.

    Sipas tij, veprimet e tilla mund të nxisin kanosje apo sulme ndaj kryetarit të Këshillit të BIK-ut në Viti.

    “Institucionet e republikës së Kosovës përfshirë këtu edhe komunën e Viti-së, duhet të jenë në mbështetje të BIK-ut në raste të tilla” shkruan ai në facebook.

    Postimi i plotë:

    Ndërhyrja e zyrtarëve politik në komunen e Vitisë të cilët mbajnë pozita udhëheqëse në këtë komunë, në qështjet e bashksisë Islame përkatësisht këshillit të BIK-ut në Viti është mbështetje e drejtëperdrejt e grupve radikale islame në këtë zonë të nxetë.

    Veprime të tilla mund nxisin kanosje apo sulme në drejtim të kryetarit të Këshillit të BIK-ut në Viti. Nxitjet dhe inkurajimet për kanosje apo sulme, e sidomos të grupeve radikale të tilla janë sanksionuar me kondin penal të republikës së Kosovës.

    Institucionet e republikës së Kosovës përfshirë këtu edhe komunën e Viti-së, duhet të jenë në mbështetje të BIK-ut në raste të tilla.

    Disa muaj më parë krytari i Këshillit të BIK-ut në Viti ishte kanosur me jetë nga një zyrtar në këtë këshillë i cili më von edhe është larguar nga puna. Ky zyrtare është burri i zyrtarës së lartë të LDK-së në Viti dhe njëherësh edhe bashkpunëtor i nënkryetarit, andaj policia dhe prokuroria duhet të zgjeroj hetimet ngase ekziston dyshimi se ky person është nxitur apo inkurajuar për kanosje pikërisht nga nënkryetari i komunës, i cili poashtu prendon që atë person ta sjellë në krye të BIK-UT në Viti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark