×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ndërmarrja e Përparim Ramës që 4 muaj pa energji elektrike – shkak borxhi i madh

    Insajderi
    15 April 2024 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Po bëhen afro katër muaj që kur ndërmarrja e Përparim Ramës ka mbetur pa energji elektrike. Punëtorët e ndërmarrjes Rekreative Gërmia janë detyruar edhe gjatë muajve të ftoftë të dimrit të punojnë në temperature minus. Insajderi ju sjell detajet.

    Pa energji elektrike, punëtorët e Qendrës Rekreative – Gërmia kanë mbetur për shkak të një borxhi që komuna e Prishtinës nuk po e paguan. Në faturën e siguruar nga Insajderi shihet se Qendra Rekreative – Gërmia ka një borxh ndaj KESCO-s prej 1 mijë e 754 euro në total.

    Ky borxh, ligjërisht duhet të mbulohet nga Komuna e Prishtinës.

    Punëtorë të kësaj ndërmarrje jo-zyrtarisht i kanë thënë Insajderit, se komuna është në dijeni të këtij borxhi, por që nuk po e kuptojnë arsyen pse nuk po kryhet.

    Gazeta Insajderi ka ditë që ka kërkuar përgjigje nga Komuna e Prishtinës se përse nuk po i kryejnë obligimet e tyre ndaj kësaj ndërmarrje, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri tani.

    Qendra Rekreative Rinore Germia gjendet rreth 2km larg qendrës së kryeqytetit. Qendra ekziston që nga vitet e 80-ta, por është djegur gjatë luftës, renovimi i saj kishte përfunduar në vitin 2008.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark