×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës, s’ka kuorum

    Insajderi
    23 September 2022 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë seancën e sotme parlamentare  në mungesë korumi, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndërsa po votohej për shqyrtimin e parë të Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, u konstatua se nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve.

    “Shihemi javën e ardhshme”, tha kryetari i kuvendit Glauk Konjufca

    Opozita kërkoi heqjen e kushtëzimit 15 vjet për pensionistët kontribut pagues, ndërsa mazhoranca nuk e mbështeti.

    Pro këtij projektligji ishin vetëm 22 deputetë, 31 të tjerë abstenuan, kështu nuk pati kuorum për votim.

    Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Shemsedin Dreshaj, ka kërkuar largimin e nenit që sipas tij është i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët e viteve të ’90-ta të cilët ishin larguar dhunshëm nga institucionet shtetërore të vendit.

    “Sot jemi këtu për të korrigjuar një padrejtësi, dhe një nismë legjislative për të cilën ka kohë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka iniciuar. Kjo iniciativë është marr bazuar në shqetësimet e qytetarëve dhe nga takimet e shumta që kemi pasur me ta… pra, në këtë kërkesë bëhet fjalë për plotësim ndryshimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti apo më konkretisht neni 8.2. prandaj kërkojmë largimin e këtij neni diskriminues të këtij ligji, i cili parasheh që secili kandidat që shkon pension kontribut dhënës duhet t’i ketë së paku 15 vjet para 1 janarit të vitit 1999. Me propozimin që kemi iniciuar parashihet që pensionet kontribut dhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet para 1 janari të vitit 1999. Ju përkujtoj se kështu është në të gjitha vendet demokratike të perëndimit; sa punoni kontribuoni. Kemi raste që për 1 ditë apo për një javë janë pensionuar dhe nuk kanë pasur të drejtë që ta gëzojnë pensionin kontributdhënës meritor”, tha ai.

    Megjithatë deputetja nga Vetëvendosje nuk e përkrah ndryshimin e këtij ligji në këtë formë.

    “Nuk është që nuk është përkrahur, mirëpo mendojmë që nuk mund të zgjidhet kjo çështje në këtë formë, por kjo zgjidhje duhet të bëhet në kuadër të reformës pensionale dhe të skemave sociale, sepse Kosova nuk ka sistem pensional. Megjithatë, kjo patjetër që duhet të zgjidhet, por ashtu siç duhet nga qeveria aktuale e cila tashmë është duke bërë reformën pensionale. Kjo është arsyeje që ne nuk e përkrahim vetëm në këtë formë që është paraqitur dhe konsiderojmë si jo të sinqertë”, tha ajo.

    Lexo më shumë rreth kuvendit:

    https://insajderi.org/dem-moral-dhe-financiar-mosmiratimi-i-skemave-pensionale/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark