×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së

    Insajderi
    01 September 2022 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Nazmi Kelmendi.

    Kjo është bërë e ditur nga gazetari i njohur, Agim Muhaxheri, i cili e kishte edhe familjarë.

    Postim i plotë:

    Na la nipi

    NAZI

    Ndërroi jetë në Frieburg të Gjermanisë nipi ynë Nazmi Kelmendi.

    Iku Nazi, 61, në botën e amshueshme pa lamtumirën e fundit…

    La pas vete dy vajzat Dianën dhe Sandrën…

    Iku Nazi, luftëtari i lirisë, i njohur me nofkën e luftës – Komandanti i Trentë…

    Lindi në Kaçanik…

    Të parët e tij nga Karaçica e Lipjanit.

    Një pjesë të jetës e kaloi në Gjilan e Prizren dhe Frieburg të Gjermanisë…

    I ndrittë shpirti !

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark