×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Ndërtesa gjysmë e shkatërruar zë poshtë ekipin e kërkim-shpëtimit në Turqi

    Insajderi
    12 February 2023 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një incident ka ndodhur në Turqi ku një ndërtesë ka zënë poshtë ekipin e kërkim-shpëtimit ndërsa po bënin përpjekje për të nxjerrë njerëzit e mbetur nën rrënojat e tërmeti tragjik.

    Ngjarja ka ndodhur  në Hatay, ndërkohë që momenti është publikuar me video në rrjetet sociale.

    Mediat e huaja bëjnë me dije se një punëtor mbeti i bllokuar dhe mori dëmtime të lehta. Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

    Kujtojmë se epiqendra e tërmetit në Turqi ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, sipas shërbimit Gjeologjik amerikan.

    Pas tërmetit të mëngjesit të 6 shkurtit me magnitudë 7.8 ballë, pati pasgoditje të tjera të fuqishme, ku më e madhja ishte ajo me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark