Ndeshja mes Lechia Gdańsk dhe Akademia Pandev në raundin e parë të Conference League u ndërpre për shkak të zënkave në të cilët u përfshinë huliganë polakë.
Në minutën e 8-të të sfidës, gjyqtari është detyruar të ndërpresë takimin, për shkak të një sherri të madh që plasi në tribunën ku ishin vendosur ultrasit polakë me disa forca të policisë.
Skuadra polake triumfoi në fund të takimit 4:1 kundër ekipit maqedonas në sfidën e parë kualifikuese.