×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshja mes klubeve shqiptare kthehet në ‘arenë boksi’, tifozët godasin me sende të forta anësorin

    Insajderi
    06 November 2022 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndeshja Devolli-Labëria e zhvilluar këtë të diel është shoqëruar me incidente të shumta. Anulim golash, kartona të kuq dhe humbja e një penalltie nga labët ka shkaktuar trazira në lojë dhe stadium.

    Një gol i anuluar nga anësori pëf Devollin si pozicion jashtë loje ka shkaktuar reagimin e tifozerisë të cilët kanë goditur me mjete të forta anësorin, sipas pretendimit të tij çka ka shkaktuar ndërprerje të ndeshjes për disa minuta.

    Më pas arbitri është bindur sërish për të vazhduar lojën. Pas një ndërhyrje të  gabuar të mbrojtjes së Devollit, labët kanë fituar një 11 m i cili nuk ka arritur të përfundojë në rrjetë, në këtë moment lojtari që ka gjuajtur penalltinë ka goditur me shqelm një lojtar të Devollit i cili reagoi ndaj humbjes së penalltisë.

    Në fushë gjatë trazirave është futur edhe një tifoz i devollit i cili më pas është shoqëruar nga policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark