×
  • Sport
  • Sport

    “Ndeshja në Shqipëri ndoshta do të jetë shumë më e vështirë se ajo që e kishim në shtëpi me ta” – Trajneri i Çekisë optimist për ndeshjen e 12 tetorit

    Insajderi
    03 October 2023 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selektori i Kombëtares së Çekisë, Jaroslav Silhavy e pranon se ekipin e tij e pret një ndeshje mjaft e vështirë në “Air Albania” kundër Kombëtares shqiptare.

    Mirëpo, trajneri çek insiston se skuadra e tij do ta kërkojë fitoren kundër Kuqezinjve për ta marrë primatin në grup.

    Aktualisht, “Shqiponjat” prijnë me 10 pikë, dy më shumë se çekët, të cilët e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

    E ajo e 12 tetorit po konsiderohet si më e rëndësishmja për të dyja Kombëtaret, në garë për t’u kualifikuar në Euro 2024.

    “Ne jemi optimistë, besojmë se mund t’ia dalim mbanë. Është një fakt i mirë që të gjithë lojtarët tanë janë në formë. Nuk dua të bëj ndryshime menjëherë në çdo takim. Ne e dimë se çfarë na pret atje”, theksoi fillimisht Silhavy.

    “Kemi disa informacione nga polakët që humbën 0-2. E pamë ambientin, shqiptarët kanë shumë temperament. Shkojmë atje për fitore”, vazhdoi selektori i çekëve

    “Ndeshja në Shqipëri ndoshta do të jetë shumë më e vështirë se ajo që e kishim në shtëpi me ta. E kemi bërë vetë të vështirë, por besoj se mund t’ia arrijmë qëllimit kur bëhet fjalë për të luajtur për gjithçka”, përfundoi Silhavy.

    Selektori çek e zbuloi sot edhe listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e tetorit, ku u pa mungesa e sulmuesit të rëndësishëm, Patrick Schick.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark