×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshjet kundër ndaj Izraelit dhe Andorrës, Statovci: Jo të lehta, por jo të pakalueshme

    Insajderi
    24 March 2023 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombëtarja e Kosovës nesër fillon ciklin kualifikues për Kampionatin Europian ‘Euro 2024’ ndaj Izraelit. Para kësaj ndeshje për Gazeta Metro ka folur trajneri dhe analisti, Faruk Statovci. Ai izraelitët i ka cilësuar kundërshtar të vështirë, megjithatë beson te futbollistët ‘dardan’.

    E gjithë vëmendja nesër do të jetë në stadiumin ‘Bloomfield’ në Tel-Aviv aty ku ‘Dardanët’ do të kërkojnë rezultat pozitiv përballë vendasve.

    Statovci beson që Kosova është më favorite kundër Andorrës sesa ndaj Izraelit, por është optimist në rezultate pozitive.

    ”Mendoj se do të jenë ndeshje jo të lehta por jo të pakalueshme. Ndaj Izraelit do të jetë ndeshje më e vështirë kurse ndaj Andorrës besoj që pasi luajmë si vendas normalisht që mundemi ta cilësojmë pak më të lehtë. Por, megjithatë unë besoj në formën momentale të futbollistëve tanë dhe jam shumë optimist për rezultate pozitive në këto dy ndeshje,” tha ai për Gazeta Metro.

    Ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës do të fillojë nga ora 18:00, kurse të martën të udhëhequrit nga Alain Giresse në ‘Fadil Vokrri’ përballen ndaj Andorrës nga ora 20:45.

    Së bashku me këto kombëtare në grupin I bëjnë pjesë edhe Zvicra, Rumania dhe Bjellorusia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark