×
  • Showbiz
  • Show

    Ndodh kjo në Për’puthen – skena të pacensuruara erotike në orët e pasdites

    Insajderi
    04 April 2024 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këto pamje tepër erotike të takimit mes dyshes, ka detyruar producentët e programit që për herë të parë të censurojnë një takim në “Për’puthen”.

    Programi më i njohur dhe më i suksesshëm i dashurisë në Shqipëri, “Për’puthen”, i ka kaluar pritshmëritë këtë sezon.

    Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë një ngjarje ka tronditur publikun, kur Erika e ka goditur me shuplakë Buçin, pasi u transmetua takimi i tij me konkurrenten tjetër, Klaudian. Emri i Erikës ishte përmendur në takimin e dyshes, gjë që mesa duket e acaroi, duke e goditur në studio.

    Ndërkohë ditën e sotme janë publikuar pamje të takimit mes Bucit dhe Klaudias, të cilat për hir të së vërtetës kanë krijuar shumë zhurmë në internet, duke i kaluar pritshmëritë.

    Dyshja është parë në momente tepër intime, teksa kanë qenë në vaskë me njëri-tjetrin, një skenë kjo që ka ndodhur për herë të parë në këtë program.

    Dy konkurrentët kanë vijuar të puthen, ku Klaudia ishte e veshur me një palë rroba banjo tepër provokuese, duke i lënë shumë pak imagjinatës. Këto pamje tepër erotike të takimit mes dyshes, ka detyruar producentët e programit që për herë të parë të censurojnë një takim në “Për’puthen”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark