×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ndotja e ajrit, IKShPK del me këshilla për qytetarët

    Insajderi
    08 January 2024 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) këshillon personat e ndjeshëm me shëndet të qëndrojnë në shtëpi për shkak të ajrit të ndotur në kryeqytet.

    “Kujdes për personat e ndjeshëm”, shkruan IKSHPK në një postim sonte në Facebook.

    Niveli aktual i ndotjes së ajrit në Prishtinë është 117 sipas Indeksit të Kualitetit të Ajrit (AQI), e cila është e pashëndetshme për grupet e personave të ndjeshëm me shëndet.

    Një vlerë e Indeksit të Kualitetit të Ajrit (AQI) prej 50 ose më poshtë përfaqëson cilësi të mirë të ajrit, ndërsa një vlerë mbi 300 përfaqëson cilësinë e ajrit të rrezikshëm.

    Me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja është e rrezikshme kur mesatarja e grimcave PM 10 kalon 45 mikrogramë për metër kub në 24 orë, ndërsa për grimcat PM 2.5 nuk duhet të jetë më shumë se 15 mikrogramë për metër kub.

    Sipas OBSH-s, efektet e kombinuara të ajrit të ndotur në ambient të jashtëm dhe të ajrit të ndotur në shtëpi shkaktojnë 6.7 milionë vdekje të parakohshme në vit.

    Në mars 2022, Kuvendi i Kosovës miratoi Strategjinë për Energji 2022-2031, në bazë të së cilës, vendi synon deri në vitin 2031 të arrijë që 35 për qind të nevojave për energji t’i gjenerojë nga energjia e ripërtërishme. Në këtë mënyrë do të ulej prodhimi në termocentrale, e rrjedhimisht edhe niveli i ndotjes së ajrit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark