×
Show / Fashion

Ndryshimet e zërit mund të jenë shenjë e kësaj sëmundje vdekjeprurëse

Insajderi
13 May 2019 - 21:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shenjat e kancerit në mushkëri përfshijnë kollitjen e cila nuk largohet, dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.

Por, ju mund të jeni në rrezik nga tumori nëse keni ndryshim të zërit, për të cilën arsye duhet të këshilloheni me një mjek.

Kanceri në mushkëri është njëri nga llojet më serioze të kësaj sëmundje që diagnostikohet dhe është e vështirë për t’u vërejtur derisa nuk përhapet në pjesët e tjera të organizmit.

Shenjat e sëmundjes mund të zbulohen vetëm nëse kanceri është përhapur në mushkëri. Ju jeni në rrezik nga kanceri i mushkërive nëse vëreni ndryshim të zërit, pasi kjo mund të jetë shenjë e hershme e gjendjes, sipas faqes mjekësore Very Well Health.

Simptomat e kancerit të mushkërive shkaktohen nga tumori që bllokon rrugët e frymëmarrjes.

Ju duhet të bisedoni me një mjek nëse keni problem me zë për më shumë se tri javë.

Rreth një në tre persona jetojnë të paktën një vit pasi të jenë prekur nga sëmundja, derisa një në 20 jetojnë edhe për dhjetë vjet.

Ndryshe, rreth 45.000 persona diagnostikohen me kancerin e mushkërive në Britaninë e Madhe çdo vit.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark