Insajderi
Lajme

Ndryshon trendi: Emra fetarë para atyre shqiptarë

Insajderi
12 July 2016 - 23:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas të dhënave nga Agjencioni i Statistikave të Kosovës, gjatë viteve të fundit trendi i emrave ka ndërruar.

Më 2011 emri më i shpeshtë për fëmijët femra ishte Sara, ndërkaq për djemtë Dion.

Në 2012-tën ishin gjithsej 122 Tuana të regjistruara, të lindura po atë vit, nderkaq nga djemtë u regjistruan 126 persona me emrin Leon, e që ka prejardhje latine, me domëthenie Luan.

Në 2013-tën Kosovës iu shtuan 154 Alea e 122 fëmijë me emrin Diar që ishin emrat më të shpeshtë për atë vit.

Por sipas statistikave, emra shqiptarë, tani ka më pak.

Një trend i tillë nuk po u pëlqen historianëve, pasi me vënien e emrave jo fort të kuptimtë, po  rrezikohet identiteti kombëtar.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark