Vlera e mbrojtësit shqiptar, Amir Rrahmani, në tregun e futbollit është rritur dukshëm në javët e fundit.
Nga 12 milionë sa ishte vlera e tij, pas transferimit nga Verona te Napoli, i është bërë 16 milionë euro.
Mbrojtësi nga Prishtina, Amir Rrahmani është duke kaluar formë të jashtëzakonshme me skuadrën e tij Napolin në Itali.
Deri më tani Rrahmani është paraqitur thuajse në çdo ndeshje në formacionin startues në këtë sezon
Me statistikat e tij të jashtëzakonshme, ylli kosovar ka zënë vend në formacionin bazë ku edhe e ka bindur trajnerin Luciano Spalleti.
Në 9 ndeshje sa ka luajtur në këtë sezon, Rrahmani ka shënuar 2 gola dhe ka pranuar vetëm një karton të verdhë, si dhe është bërë shtyllë e ekipit duke mos pranuar shumë gola.
Kjo formë e tij ka ndikuar që vlera e tij në tregun e futbollit të rritet në 16 milionë euro. Këto të dhëna vijnë nga ueb-faqja transfermarkt.com që bën monitorimin e lojtarëve në të gjithë botën.