Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj sot e vazhdoi tubimin e tij në Junik, aty u panë një numër i madh i simpatizantëve të Aleancës.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka falënderuar junikasit për përkrahje ndaj tij të parezervë.
Gjatë fjalimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj u dëgjuan duke brohoritur “Ramushi”, “Ramushi”.
Në fotografitë që i ka shpërndarë në profilin e tij shihet një përkrahje masive nga qytetarët e Junikut për Ramush Haradinajn president dhe programin e Aleancës.
Të pranishëm në këtë tubim ishin edhe disa prej kandidatëve për deputetë
Kujtojmë se kryetari i Junikut vjen nga AAK Agron Kuçi.
“Faleminderit Junik!