Një minator në Australi e gjeti copën më të madhe të arit në histori të këtij vendi, e cila solli deri te zbulimin i rreth 255 kilogramë ari, me vlerë prej më shumë se 11 milionë euro.
Henry Dole erdhi deri te ky zbulim i madh në minierën Beta Hunt, në afërsi të Kambalda në Australinë perëndimore.
Së pari e gjeti një copë prej rreth 90 kilogramëve, në të cilën gjendeshin rreth 60 kilogramë metal të çmueshëm. Copa u vlerësua në diçka më shumë se tre milionë euro dhe u shpallë rekorde. Nevojiteshin madje tre njerëz për ta nxjerrë jashtë, transmeton Insajderi.com.
Mirëpo, pak më vonë Dole hasi edhe në një copë të madhe, e cila ishte rreth 60 kilogramë, shkruan Daily Star.
Minatori me këtë punë merret më shumë se 16 vjet dhe pretendon se kurrë në jetë nuk ka parë diçka të ngjashme. “Derisa shpoja 500 metra nën tokë, vërejta pluhurin e arit dhe mendova se këtu gjendet diçka e madhe”, ka thënë ai.
Shefi i firmës për të cilën ai punon, Mark Selby, ka thënë se zbulimi i copës së tillë “ndodh një herë në jetë”. Gjeologu i respektuar Zaf Thanos gjithashtu konsideron se bëhet fjalë për zbulimin e pabesueshëm. “Mund të kërkoni ari gjatë gjithë jetës dhe me siguri nuk do të shihni diçka të ngjashme”, konsideron Thanos.
Nuk duhet as përmendur se niveli i sigurisë rreth minierës Beta Hunt u rrit menjëherë, ndërsa copat e arit janë transportuar me kasë nën përcjellje të armatosur./Insajderi.com.