×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Në cilin shtet jetojnë më shumë milionerë? Del lista e qyteteve më të pasura në botë

    Insajderi
    19 April 2023 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Si do të ishte të jetosh në vendin më të pasur në botë, së bashku me 340,000 milionerë dhe 58 miliarderë? Për të përjetuar ndjesinë, mjafton të vizitosh Nju Jorkun, i cili doli i pari në listën e vendeve më të pasura në botë.

    Sipas një studimi të fundit, Nju Jorku është shtëpia e 340,000 milionerëve, si dhe 58 miliarderëve. Në vendin e dytë ishte Tokio me 290,000 milionerë dhe 14 miliarderë, ndërsa Zona e Gjirit të San Franciskos (“Zona e Gjirit”, ku jeton edhe Zuckerberg) doli e treta me 285,000 milionerë, por një numër shumë më i lartë i miliarderëve (63).

    Të dhënat e reja dolën nga Henley & Partners, i cili shqyrtoi gjithsej 97 vende në mbarë botën. Në veçanti, studimi u fokusua në numrin e milionerëve, miliarderëve dhe multimilionerëve, si dhe në përqindjen e rritjes së individëve me pasuri të lartë në këto qytete nga viti 2012 në 2022. Pra, në vend të parë është Nju Jorku, vazhdon Tokio, por edhe “Zona e Gjirit”, në Gjirin e San Franciskos. Në dhjetëshen e parë ka arritur të futet vetëm një qytet evropian dhe ai është Londra, e cila është në vendin e 4-të, me 258 mijë milionerë./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark