×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Në ditën që dha dorëheqje Latifi nënshkroi një projekt në vlerë mbi 2 milionë euro

    Insajderi
    06 October 2022 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Ai në letrën dorëheqjes kishte shprehur zhgënjim dhe  keqardhje.

    “Me zhgënjim të thellë, dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive ofroj dorëheqjen”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Latifit për kryeministrin Albin Kurti.

    Pikërisht sot kur edhe dorëzoi letrën e dorëheqjes Ministri Latifi ka nënshkruar një projekt me vlerë mbi 2 milionë euro. Latifi ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet komunës së Drenasit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për Realizimin e Projektit “Ndërtimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas”, shkruan Insajderi.

    Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Drenasit ku thuhet së ky projekt pritet të realizohet në vitin 2024.

    “Vlera e investimit është 2.124.015 euro, projekt që pritet të realizohet deri në vitin 2024 dhe në Memorandum janë përcaktuar detyrat e përbashkëta dhe të veçanta për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për komunën tone”, thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit.

    Tutje në njoftim shprehet falenderim ndaj Ministrit të Shëndetësisë tashmë të dorëhequr.

    “Respekt Ministër Latifi për vazhdimin e projektit të planifikuar dhe të aprovuar para disa vitesh. Vërtetë Drenasi dhe qytetarët e komunës tonë kishin nevojë për këtë objekt madhor për shëndetësinë primare”, përfundoi njoftimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark