×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ‘Ne e mbrojmë Zotin, shtetin dhe familjen’: Kush është Girorgia Meloni, kryeministrja e ardhshme e Italisë

    Insajderi
    27 September 2022 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    45-vjeçarja Giorgia Meloni, e cila në rininë e saj e deklaroi veten një admiruese e Benito Musolinit, arriti të demonizojë imazhin e saj dhe të fraksionit të saj, si dhe të përfitojë nga frika dhe zemërimi i miliona italianëve përballë çmimeve në rritje dhe papunësisë, kërcënimi i recesionit dhe pamjaftueshmëria e shërbimeve publike.

    Partia “Vëllezërit e Italisë” e Melonit arriti që të grumbullojë 25.99% të votave, ndërsa koalicioni i djathtë bashkë mori 43.79%, duke i siguruar një fitore dërrmuese Melonit, Salvinit e Berlusconit. Koalicioni i majtë në anën tjetër mori jo më shumë se 26.13% të elektoratit.

    Nuk vonoi shumë që rezultati i zgjedhjeve të bëjë jehonë në Europë dhe jo vetëm. Gazetat e mëdha si BBC, Guardian e Reuters, i mbushën faqet e tyre të para me tituj si “ekstremi i djathtë fiton në Itali” dhe “neo-fashistët dalin fitues”.

    Giorgia Meloni e ka cilësuar veten si kandidate e qendrës së djathtë e jo si fashiste.

    Për kryeministren e ardhshme të Italisë vlerat fundamentale konservatore si Zoti, familja e shteti janë të rëndësisë së veçantë.

    Tjetër politikë e rëndësishme që pritet të zbatohet nga qeveria e Melonit është edhe sigurimi i kufijve, pasi që Italia është përballur me flukse të mëdha të emigrantëve ilegalë nga Afrika.

    45 vjeçarja po ashtu ka thënë se nuk i vjen turp të tregojë se është e krishterë, italiane dhe nënë.

    Pa marrë parasysh çirrjeve të së majtës përreth Europës e përtej Oqeanit Atlantik, Italia vendosi vetë për të ardhmen e saj, përmes demokracisë. Kjo fitore për të djathtën është tejet e rëndësishme, dhe Europa duket se po shkon në një drejtim tjetër – fitorja e koalicionit të djathtë në Suedi e mbështet këtë argument.

    Meloni pritet të bëhet kryeministre gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa tashmë urime të shumta kanë shkuar në adresën e saj pas fitores. Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ishte e shpejtë për të reaguar, duke thënë se raportet mes Italisë dhe Britanisë do të vazhdojnë të jenë të forta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark