×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Në emere të popllit shçiptar…”- Protesta e profesorit të Vetëvendosjes me shkrime analfabetike

    Insajderi
    31 January 2023 - 14:42

    Lëvizja Vetëvendosje sot ka harruar se është në pushtet. Anëtarë, ish-deputetë e simpatizues të kësaj partie kanë dal në shesh për të protestuar. Por, asgjë nuk ishte si dikur. Protesta ishte e zbehtë. Analisti Sadri Ramabaja dështoi të mblidhte numër të madh të njerëzve që kundërshtojnë Asociacionin. Madje, në këtë protestë vërehet qartë se kishte edhe analfabetë.  

    Dhejtëra njerëz kanë marrë pjesë në protestën e sotme të organizuar nga analisti, Sadri Ramabaja.

    Kjo protestë u organiza në emër të Vetëvendosjes, në shenjë kundërshtimi ndaj krijimit të Asociacionit të komunave serbe.

    Qytetarë të cilët mbanin në duar pankarta me mbishkrime kundër kësaj marrëveshje, brohorisnin “rroftë qeveria Kurti, rroftë shqiptaria”

    Profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Sadri Ramabajës, duket se nuk ia ka vrarë fare syrin një pankartë e shkruar keq.

    Në shikim të parë, kjo pankartë ta jep përshtypjen se është shkruar nga një analfabet.

    “Në emere të popllit shçiptar kunder asosacionit me shumic serbe”, thuhet në pankartën e cila është mbajtur nga një qytetar i cili qëndronte jo fort larg Ramabajës.

    Në rrjetin social Facebook, Ramabaja tha se qytetaria është garancion se Asociacioni nuk kalon. Ai e quajti Asociacionin një “instrument të Beogradit”.

    Por këto deklarata, analisti i VV-së nuk pati guxim t’i bënte edhe në shesh. Ende pa përfunduar protesta, ai arriti të zhdukej në heshtje./Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark