Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar dje stërvitjen e fundit para ndeshjes me Shqipërinë.
“Dardanet” nën reshjet e pandërprera të shiut, kanë zhvilluar aktivitetet stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku edhe do të zhvillohet ndeshja ndërmjet dy kombëtareve ditën e martë (sot).
Përzgjedhësja e Kosovës, Afërdita Fazlija, në konferencë për media shprehu optimizëm, duke shpresuar në rezultat pozitiv.
Kosova vjen në këtë përballje pas humbjes nga Polonia, teksa në Grupin F të eliminatoreve për Kampionatin Botëror ka pikë të barabarta me Shqipërinë.
Takimi Kosovë – Shqipëri fillon në orën 16:00.