“Në fillim ishte orizi pastaj erdhi KFC-ja”. Në këtë formë gazeta amerikane e nisë tekstin e saj hulumtues mbi kompaninë e ushqimit të shpejt i njohur për specialitetin dhe recetën sekret të mishit të pulës është duke ndikuar keq në shëndetin e mijëra qytetarëve në shtetin e Ganës, një vend bregdetarë afrikan me 28 milionë banorë.
KFC sipas The New York Times ka hapur rreth 850 pika të shitjes në tërë Afrikën, përfshirë shtetet Angola, Tanzani, Nigeri, Uganda, Kenia e Gana.
Fakti që KFC ka sjellë në vendet afrikane ushqimin popullor të Perëndimit, por bashkë me zgjerimin e vazhdueshëm të tregut të kësaj kompanie, janë rritur edhe zërat dhe studimet që tregojnë se KFC po i trashë qytetarët.
Zyrtarët e shëndetit publik kanë gjetur se pula e pjekur, patatet e skuqura dhe pica janë rrezik permanent për të nxitur një epidemi botërore në shëndetin e miliona njerëzve.
Vetëm në Ganë, raporton NYT, trashësia e njerëzve është rritur dyfish krahasuar me të dhënat e vitit 1980.
Bazuar në një hulumtim të Institutit për Matje dhe Vlerësime të Shëndetit, një qendër kërkimore e pavarur në Universitetin e Washingtonit, arsyet e shtimit të peshës tek miliona njerëz ka të bëjë me ndryshimin e stilit të jetesës që lidhet direkt me konsumimin e ushqimeve të përpunuara në kripë, yndyrë dhe sheqer.
Prania e KFC-së në Fana deri më tani është modeste, por me shpejtësi të madhe po i shëndoshë banorët që konsumojnë pula tek kjo kompani.
Studiues të ndryshëm në Gana shprehin shqetësimin e tyre për këtë fenomen. Profesori i Universitetit të Amsterdamit i specializuar në shëndetin dhe ushqimin, Charles Agyemang tha se vetëm KFC është faktor kryesor në epideminë e shtimim të peshës.
“Njerëzit këtu kanë përqafuar këtë stil të të jetuarit duke menduar se po përqafojnë vlerat e civilizuara evropiane, por në fakt ky lloj i ushqimit është duke ndikuar në trashjen e tyre dhe ka rrezik permanent për sëmundjet e zemrës”, ka thënë ai.
Por drejtuesit e KFC-së në Gana normalisht nuk e pranojnë këtë konstatim.
“Në KFC, jemi krenar për brendin tonë të famshëm në të gjithë botën për shkak të pulës së përgatitur aty për aty dhe gëzohemi se kjo është gjithashtu pjesë e një diete të ekuilibruar për një jetesë të shëndetshme”, ka thënë Kimberly Morgan, zëdhënës i KFC-së në Plano të Teksasit.
KFC arsyetoi pretendimin e tyre se kanë ushqim të shëndetshëm duke thënë se sponsorizojnë një ligën e të rinjve në sportin e bejsbollit në Afrikë. Madje sipas tyre, arsyeja pse menyja e KFC-së është e zgjeruar kohëve të fundit lidhet direkt me tentimin e tyre që të ofrojnë zgjidhje për një “jetesë të shëndetshme dhe të ekuilibruar”.
Megjithatë shumë studime kanë gjetur se KFC nuk e përdorë të njëjtin standard të përgaditjes së pulës. Në vendet më të zhvilluara sikurse SHBA-ja apo ndonjë vend evropian, KFC ka të tjera standarde ndërsa në vendet sikurse Gana shija ndryshon. Ka kritere të tjera.
KFC së fundmi ka hapur pikat e shitjes edhe në Kosovë duke i vendosur dyqanet në qytetet më të mëdha në vend por ka edhe një pikë të shitjes në një pompë benzine.
Edhe pse hulumtimi i NYT është i bazuar dhe ka të bëjë vetëm me Ganën dhe vendet afrikane, shkrimi vë në pah dyshimet se KFC aplikon standarde të ndryshme të përgatitjes së ushqimit në varësi të shtetit.
KFC sipas NYT importon pulat nga Brazili, pjesërisht për shkak se fermat lokale në Gana nuk i përmbushin kriteret e KFC-së për ka siguria por sipas ekspertëve në Gana, kjo nuk ka të bëjë fare me këtë por me faktin se kompania nuk i kushton rëndësi produkteve të tyre në vendet më të vafëra./Insajderi.com