Java e 34-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll po pritet me kërshëri.
Tashmë shumë gjëra janë sqaruar dhe opinioni e ka të qartë emrin e kampionit dhe të skuadrave që do të dalin në Evropë, por dilema ka mbetur të lufta për mbijetesë, saktësisht barazhit.
Ballkani është kampion, Gjilani, Drita e Llapi do të luajnë në Evropë, ndërsa në luftë për mbijetesë po luftojnë, Drenica, Malisheva, Dukagjini e Prishtina.
Kjo fundjavë duke i parë qiftet e ndeshjeve, mund të sjellë një pasqyrë reale edhe sa i përket kësaj gare.
E gjithë vëmendja do të jetë në Malishevë, aty ku do të takohen Malisheva e Drenica. Humbësi i kësaj ndeshjeje pothuaj sigurt do të luajë në barazh. Gjithsesi, interesant do të jetë edhe në Gjilan ku Drita është nikoqire e Dukagjinit.
Për Dritën tashmë gjithçka është e vendosur, ndërsa nëse Dukagjini merr pikë, atëherë sigurt edhe edicionin e ardhshëm do të luajë në barazh.
Prishtina duket se ka punë pak më të lehtë pasi ndeshet me Ulpianën në Lipjan dhe aty po pret ta sigurojë mbijetesën.
Më poshtë gjeni orarin komplet të ndeshjeve të javës së 34-të që luhen këtë vikend.