×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Në Gjakovë do të mbahet Takimi Ndërkulturor Letrar

    Insajderi
    18 October 2023 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të shtunën, më 21 tetor, në orën 12.05, në Bibliotekën “Ibrahim Rugova”, në sallën “Teki Dervishi”, në Gjakovë, me organizimin dhe mbështetjen e Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” do të zhvillohet “Takimi ndërkulturor letrar”.

    Ky është takimi i tretë me radhë, pas atyre që u mbajtën në Mitrovicë dhe Klinë.

    Në këtë aktivitet kulturor dhe letrar do të marrin pjesë shkrimtarët Elvi Sidheri, Nedeljko Shpilek, Mark Perry dhe Bekim Shala.

    Në “Takimin Ndërkulturor Letrar” do të flitet për këto vepra letrare:

    romanin “Hemisferat e Serenës” të Elvi Sidherit dhe përvojën e tij në fushën e përkthimit letrar e më gjerë;

    “Grad dusha-Qyteti i shpirtrave” (botim kroatisht dhe shqip) të Nedeljko Shpilek, zëvendës ambasador i Kroacisë në Kosovë;

    për veprën “War in their own words” të Marc Perryt, e botuar në dy versionet në anglisht e shqip, ku janë të përfshira bisedat e udhëheqësve perëndimore përpara e gjatë bombardimeve të NATO ndaj regjimit të Millosheviçit në vitin 1999;

    veprën e Bekim Shalës “Kush e solli Çetinën?”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark