×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, do të dëshmojë edhe një ndërkombëtar

    Insajderi
    13 September 2023 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

    Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorisë së Specializuar, Christopher Bennett, tha për Reporteri, se dëshmitari i tretë i radhës për sot, është një ndërkombëtar.

    “Dëshmitari i tretë i sotëm është një dëshmitar ndërkombëtar dhe pothuajse të gjitha dëshmitë dhe pyetjet – ka të ngjarë të jenë në seancë publike”, tha Bennett.

    Sot, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari i 24-të, i 2-ti për ditën e sotme, në këtë çështje (me kodin 4255) ka thënë se gjëja më e keqe që mund t’i ndodhte dikujt ishe të etiketohej si kolaboracionist.

    Javën e kaluar ka dhënë dëshminë e tij Fred Abrahams nga organizata Human Rights Watch.

    Gjyqi ndaj Thaçit dhe tre të të akuzuarve të tjerë është rasti i profilit më të lartë në Gjykatën Speciale, që lidhet me luftën e viteve 1998/99 në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark