×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Në gropën e qymyrit, gjenden mbetjet kockore të një të moshuari në Shkodër

    Insajderi
    20 December 2023 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Shkodrës. Mësohet se në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura. Mbetjet kockore i përkasin 67-vjeçarit me iniciale Q. T., i cili dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

    “Rreth orës 22:45, në një gropë të improvizuar për djegie të qymyrit, në fshatin Vilzë, janë gjetur mbetje kockore të djegura, të cilat dyshohet se përkasin shtetasit Q. L., 67 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 67-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht në gropë, gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa aty po digjej qymyr. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje“, njofton Policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark