Ish-sulmuesi i Real Madridit, James Rodriguez nuk e përjetoi mirë periudhë kur luajti për Al-Rayyan të Katarit.
Së fundmi, në një intervistë për mediat braziliane, Rodriguez ka rrëfyer se çfarë e detyroi të largohej.
“Është shumë e vështirë të përshtatesh me jetën dhe kulturën në Katar”, ka thënë fillimisht James për Globo TV të Brazilit.
“Për shembull, pas lojës bëjmë dush dhe është zakon që të gjithë të jemi të zhveshur nën dush. Por, në Katar më thanë që nuk duhet të jem lakuriq nën dush”.
“Kisha frikë. Aty kishte shumë gjëra. Nuk më lejohej të haja me dorën e majtë, vetëm me të djathtën”, u shpreh ai për Globo TV.
🇨🇴🇶🇦 James Rodríguez on his spell at Qatari club Al-Rayyan: "Life and culture in Qatar are very difficult, it was a country where it was difficult to adapt."
"You know that everyone is naked in football when showering, but the teammates told me: 'you can't do it like that'… I… pic.twitter.com/OiiCpQLQfF— EuroFoot (@eurofootcom) December 27, 2023