Fushata zgjedhore ka hyrë në fazën finale për zgjedhjet komunale që do të mbahen me 17 tetor, por në një komunë të Kosovës, nuk do të jetë e vështirë të parashikohet fituesi, shkruan Gazeta Insajderi.
Fjala është për komunën e Lipjanit, ku kryetari aktual, Imri Ahmeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është duke udhëhequr bindshëm ndaj rivalëve të tij.
RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Lipjanin, i cili është realizuar nga UBO Consulting. Në këtë sondazh janë intervistuar 1065 veta në periudhën 21-26 shtator 2021.
Nëse zgjedhjet për kryetarë komune do të mbaheshin këtë diel, kanë dalë këto rezultate.
Imri Ahmeti – LDK: 69%
Adnan Rustemi – LVV: 17.7%
Hyzer Rizani – PDK: 10.3%
Nuk e di: 1.9 %
Refuzon të përgjigjet: 0.9%
Bashkim Budakova – AAK: 0.8%
Në lidhje me këtë sondazh ka reaguar edhe vetë Ahmeti, i cili është shprehur se sondazhet tregojnë gjendjen aktuale në terren, por se rezultati i zgjedhjeve varet plotësisht nga qytetarët.
“Sondazhet janë pasqyrim i gjendjes aktuale në terren por asesi rezultat i zgjedhjeve. Fjalën e fundit e thotë qytetari me votën e tij” – shkroi ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.