×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Në këtë periudhë femrat e duan më shumë seksin

    Insajderi
    16 January 2024 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Femrat lirojnë aromën, së cilës meshkujt nuk mund t’i rezistojnë, por edhe i dredhin më shumë kërdhokullat, këto janë ditët e muajit gjatë të cilave joshen nga meshkujt e pashëm dhe dominues.

    Gjatë ovulacionit femrat bëhen nga pak më të egra, të gatshme për joshje, ndërkaq më shumë kujdesen për pamjen e vet dhe janë shumë xheloze ndaj konkurrencës.

    Sapo dalin nga shtëpia fillojnë gjuetinë e pavetëdijshme ndaj meshkujve.

    Ecin më ngadalë, më shumë dredhin kërdhokullat, nxjerrin gjoksin para, fytyra u shkëlqen dhe ndihen më tërheqëse dhe me vetëbesim më të madh se kurrë më parë.

    Mashkullin, i cili u pëlqen gjatë kësaj periudhe, do ta mbrojnë fuqishëm nga konkurrenca, përkatësisht nga femrat e tjera.

    Atëherë xhelozia del në pah, transmeton Telegrafi.

    Pranë mashkullit të vet ato do të jenë shumë të buta dhe të kujdesshme, të këndshme, do të bisedojnë me zë të qetë dhe do të sillen më shumë seksi.

    Edhe ky është karrem të cilin në mënyrë të pavetëdijshme e hedhin gjatë ovulacionit.

    Derisa zgjasin ditët e pëlleshme, u nevojitet më pak kohë që të vendosin për të bërë seks, janë më të gatshme për aventura të shkurtra dhe kur më lehtë do të dorëzohen para sfidave, sesa ditëve të tjera të muajit.

    Nëse janë në lidhje me partner të butë dhe me trup jo aq të zhvilluar, më me dëshirë do t’i shikojë meshkujt me pamje më burrërore dhe më të fuqishëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark