×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Në Klinë mbahet festivali folklorik “I këndojmë lirisë”

    Insajderi
    07 June 2023 - 22:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në qendër të qytetit të Klinës, në sheshin “Mujë Krasniqi”, mbrëmë filloi nata e parë e Festivalit “I këndojmë lirisë”, i cili do të vazhdojë edhe për dy net të tjera. Festivali “I këndojmë lirisë” është një prej dy a tre festivaleve më të mëdhenj në Kosovë.

    Përpos karakter garues, festivali ka karakter edhe promovues. Organizohen ekspozita, panaire me prodhime vendore bujqësore, me artizanale, edhe gara në disiplina të ndryshme sportive.

    “I këndojmë lirisë” është një festival mbarëkombëtar, në të cilin marrin pjesë grupe folklorike të këngës dhe vallëzimit shqip nga treva dhe krahina të ndryshme shqiptare.

    Festivali në fjalë është tradicional dhe është një nga ngjarjet kruciale të zhvillimit të folklorit në Kosovë dhe Shqipëri. Po ashtu, ky aktivitet e ka shndërruar qytetin e Klinës në një vatër të manifestimit të këngës dhe valleve shqiptare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark