×
  • Lajme
  • Insajderi

    Në Klinikën Torakale në QKUK sot nuk u krye asnjë operacion, shkak mungesa e anesteziologëve

    Insajderi
    23 September 2022 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale sot nuk është zhvilluar asnjë operacion, kjo për shkak të mungesës së anesteziologëve. Edhe pse pacientët të cilët vuajnë nga sëmundje të gjirit dhe të kafazit të kraharorit, të cilët trajtohen në këtë klinikë u duhet të presin deri nëntë muaj për t’iu nënshtruar një operimeve

    Asnjë operim nuk është kryer sot në klinikën Torakale në QKUK. Stafi mjekësorë kanë qenë të njoftuar paraprakisht se nuk mund të lënë asnjë termin për operim pasi që nuk do të ketë në dispozicion asnjë anesteziolog gjatë së premtes.

    Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi, drejtori i Torakales, Nazmi Kolgeci.

    Ai tha se çdo të premte përgatitet lista e anesteziologëve që asistojnë në klinik, por se këtë javë janë njoftuar se nuk do të ketë operacione, pasi nuk kanë anesteziolog.

    Sipas Kolgecit, kur nuk ka anesteziolog nuk planifikohet asnjë termin.

     “Momentalisht është rreth 9 muaj lista e pritjes. Tash jemi duke e pritur sallën e dytë që të hapet, pasi ne kemi vetëm një sallë në dispozicion. Me dy salla mund të ja dalim por kemi mungesë të anesteziologëve. Për shembull, javën e kaluar na kanë njoftuar që për të premten nuk kemi operacion për shkak se nuk ka anesteziolog. Nuk kemi mundur të planifikojmë për sot operacion sepse nuk ka pasur anesteziolog”, tha Kolgeci për Insajderin.

    Ikja e anesteziologëve nga QKUK-ja

    Gazeta Insajderi, ka raportuar për fenomenin e ikjes së mjekëve nga sektori publik në atë privatë, i cili po shënon rritje masive.

    Në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv, vetëm brenda muajit gusht-shtatorit pesë anesteziolog kanë ofruar dorëheqjen nga kjo klinikë, për t’i vazhduar aftësitë e tij profesionale në një spital privatë.

    Në muajin gushtë të këtij vitin, ishte vet drejtori i kësaj klinike, Nehat Baftiu që dha dorëheqje nga detyra si Anesteziolog, në ShSKUK-së dhe që aftësitë e tij profesionale i vazhdoi në një institucion privat.

    Kurse, 9 shtator të këtij viti, ishte mjeku Burhan Hadri, i cili u larguar nga klinika e Anesteziologjisë për të vazhduar punën në spital privatë.

    Rrugën e largimit nga QKUK-ja, sikurse anesteziologu Burhan Hadri, e ndjekën edhe dy koleget e tij. Doktoreshat Dafina Matoshi dhe Myzejene Kryeziu lanë punën në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv, shkruan Insajderi.

    Për Gazetën Insajderi, ishte deklaruar drejtori i Anesteziologjisë, Gazmend Spahija. Ai tha se arsyeja e dorëheqjes se anesteziologut është paga e ulët në QKUK.

    “Burhan Hadri ka ofruar dorëheqjen tij nga 26 shtatori, pasi momentalisht gjendet në pushim vjetor. Arsyeja kryesore ka qenë paga pasi në spital privatë ka pagë më të lartë dhe ka kujdestarit me pak”, tha Spahiju për Insajderin./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark