×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Në kohën e krisjeve të raporteve me SHBA’në, Abdixhiku humb kohë në Podcast me Grida Dumën

    Insajderi
    16 February 2024 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Kurti ka mundur të jetë nën stres nga reagimi brutal opozitar, pas deklaratave goditëse të Hovenier dhe O’Brian. Por, sot Kurtit indirekt i është dhënë përgjigja se nuk ka nevojë të shqetësohet shumë.

    Abdixhiku, në vend të ndonjë reagimi të bujshëm opozitar, ka njoftuar se ka vendosur që të humbasë kohë për të realizuar një Podcast me Grida Dumën.

    Çuditërisht me të ka folur edhe për mediat, ndonëse ajo është një ish-politikane e famshme e cila nuk është lavdëruar asnjëherë nga askush si gazetare objektive.

    Kosova po ecën “tehut të thikës” duke i rrezikuar marrëdhëniet me partnerin e saj kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Krejt kjo për shkak të çështjes së dinarit dhe qëndrimit të liderit kosovar, Albin Kurti.

    Ishte, ndihmëssekretari amerikan O’Brien i cili tha se nëse Qeveria e Kosovës nuk e trajton ShBA-në si partnere, atëherë edhe ata do ta shqyrtojnë partneritetin me Qeverinë.

    Pas deklaratës së O’Brien, kryeministri Kurti theksoi se nuk po rrezikohet partneriteti me Amerikën, dhe shtoi se Kosova nuk ka partnere, aleatë dhe mik më të rëndësishëm sesa ShBA-të.

    Ai tha se Kushtetueshmëria dhe ligjshmëria janë prioritet i qeverisë së tij, edhe sa i përket rregullores së BQK-së.

    Kurtin e demantoi ambasadori amerikan, Jeff Hovenier. Sipas Hovenier, çështja e dinarit ka ndikuar në partneritetin Kosovë-ShBA, duke theksuar se deklarata e O’Brien është shumë e qartë. Hovenier ka theksuar se do të shpresonte që Qeveria e Kosovës dhe Kurti ta zgjidhin çështjen së bashku.

    Një nga zyrtarët më të lartë amerikan, James O’Brien e bëri të qartë dhe mesazhi im është i qartë – SHBA-ja ka shqetësime domethënëse për zbatimin e Rregullores së BQK-së. Shqetësimet i kemi thënë në publik dhe privat”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

    Rreziku i prishjes së raporteve Kosovë-SHBA shqetësoi një pjesë të opinionit publik.

    Deputetë të shumtë opozitar dhe shoqëria civile kanë kërkuar që partneriteti me SHBA-në të mos lëkundet assesi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark