×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Në AAB nis Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Konsolidimi i shtetit dhe sfidat eurointegruese”

    Insajderi
    16 February 2018 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me një ceremoni solemne, në AAB Teatrin “Faruk Begolli”, Kolegji AAB ka nisur punimet e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Konsolidimi i shtetit dhe sfidat eurointegruese”, e cila po mbahet për nderë të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Këtë konferencë, Kolegji AAB e ka organizuar në partneritet me: Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Kolegjin “Pavarësia”, Vlorë.

    Me këtë rast, rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, në fjalën e tij tha se AAB është bërë një qendër e rëndësishme akademike/shkencore jo vetëm në Kosovës por edhe në rajon e më gjerë.

    “Ne në AAB organizojmë konferenca shkencore dhe në vazhdimësi e ritheksojmë se shkenca përbën faktorin themelor tejet të nevojshëm për t’u përballur me sfidat e mëdha që na presin si vend në një Evropë të integruar. Shkencës dhe rolit të saj, ne si institucion i kemi kushtuar rëndësi të veçantë, duke krijuar e ngritur si dhe avancuar kapacitetet tona të brendshme për të avancuar këtë komponentë”, tha rektori Tafa.

    Ndërsa, ish-presidenti i Kosovës, i cili ishte njëri ndër aktorët kyç në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Fatmir Sejdiu, në fjalën e tij në hapjen e kësaj konference, tha se mendon që vetëm studiuesit kanë mundësinë që parrjeshtime e anime politike, të shohin zhvillimin e një procesi të një vendi.

    Ai tha se Kosova ka kapërcyer një distancë të mirë dhe në vertikalen e vet ka dëshmuar funksionimin apo qëndrueshmërinë si shtet, por ajo sipas tij, paralelisht ka shumë gjëra që duhet t’i bëjë ndryshe.

    “Mundësitë janë, kapacitetet janë, por duhet punë dhe djersë, me i hapë siç thotë populli ‘sytë shumë”, me e ba orën, jo vetëm një orë, dy orë, shtatë orë apo sa janë oraret e punës, por edhe 24 orë na dalin pak”, tha ish-residenti Sejdiu.

    Konferenca Shkencore “Konsolidimi i shtetit dhe sfidat eurointegruese” do të zhvillojë punimet sot dhe nesër në Kolegjin AAB.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark