×
  • Lajme
  • Lajme

    Në komunën e Pejës shtohen rastet e raportuara të dhunës në familje

    Insajderi
    09 October 2018 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dhuna në familje në territorin e komunës së Pejës ka shënuar rritje përgjatë 9 muajve të këtij viti, bazuar në numrin e rasteve të raportuara në stacionin policor të Pejës.

    Komandanti i këtij stacioni policor, majori Ndue Nikolla, në takimin e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi ka treguar se në këtë komunë ka rritje të vazhdueshme të raportimit të rasteve të dhunës në familje.

    Sipas tij, gjatë tërë vitit të kaluar kanë qenë të raportuara 95 raste, kurse vetëm 9- mujorin e parë të vitit 2018 janë raportuar 112 raste të dhunës në familje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark