×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Në Kosovë mund të luash vetëm nëse babai yt njeh dikë në klube”: Vjen reagimi i Donat Rrudhanit, thotë se deklarata e tij është keqinterpretuar

    Insajderi
    26 July 2022 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donat Rrudhani ishte në qendër të vëmendjes me një deklaratë të dhënë së fundmi për mediumin zviceran, “Blick.ch”.

    Futbollisti i Kosovës kishte folur për periudhën e mëhershme në futbollin tonë, derisa kishte thënë:

    “Në Kosovë mund të luash vetëm nëse babai ynë ka njohur dikë në klube”.

    Por, deklarata e Rrudhanit është keqinterpretuar, gjë e cila ka ngjallur edhe reagimin e tij.

    Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Rrudhani ka thënë se kjo nuk qëndron për periudhën aktuale.

    Reagimi i plotë i Rrudhanit:

    Sqarim rreth intervistet time të dhënë për gazetën Zvicrrane “Blick„
    Në lidhje me termin e përdorur se: në Kosovë mund të luash vetëm nëse babai ytë ka të njohur dikë në klube, kam pasqyruar situaten e para 12-13 vitev në futbollin vendorë të Kosovës pjes e së cilit kam qenë edhe unë, prandaj situata e tanishme sidomos pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA normalisht që ka ndryshuar dhe rastet në klubet e Kosovës që kan ndodhur para 12-13 viteve nuk përkojnë me situatën e tanishme, ku kemi rritje të profesionalizmit ku ekipet tona si Drita, Gjilani, Prishtina, Llapi, Ballkani etj. po përfaqsojnë dinjitetshëm dhe me plot sukses Kosovën në garat Evropiane.
    Andaj kërkojë nga mediat dhe opinioni sportiv qe intervista ime për gazën “Blick„ të mos marrë kahje tjetër apo të paraqitet në një menyr tjetër nga ajo qfarë kam thënë.
    ( Intervista e plot ne Koment )
    I juaji Donat Rrudhani“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark