×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kosovë nafta më shtrenjtë se në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut, këto janë çmimet

    Insajderi
    09 October 2022 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka krahasuar çmimet e naftës në Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Në vendin tonë nafta kushton 22 cent më shtrenjtë sesa në dy vendet fqinje.

    Kurtishaj ka thënë se 22 cent është ndryshim i madh i çmimit për një litër, duke thënë se kjo situatë bizneset kosovare po i bën të pabarabarta në tregun rajonal.

    Postimi i tij i plotë:

    Sot çmimi i naftës për 1 litër është 1.48 në Mal të Zi, 1.50 për një litër në Maqedoni të Veriut e në  Kosovë 1.70 euro cent për 1 litër!

    22 cent është ndryshim i madh i çmimit për 1 litër naftë, ky ndryshim i madh i çmimit  bizneset Kosovare i bën jo të barabartë në tregun rajonal.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark