Sot, nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë, fillon fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Për nder të kësaj ngjarje, do të organizohen disa aktivitete.
Nga ora 08:50, ora e parë e mësimit në Gjimnazin shoqëror “Ahmet Gashi” në Prishtinë do t’i kushtohet kësaj teme. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Aktivitetet do të përmbyllen në orën 18:15, ku do të bëhet edhe shënimi i kësaj fushate. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ky aktivitet do të zhvillohet në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës.
Aktivitetet e tjera:
10:00 – Klinika Mobile për Komunitetet joshumicë (Gjakovë);
11:00 – Thyerja e heshtjes: Fuqizimi i Zërave nga Italia dhe Kosova kundër dhunës ndaj grave (Ambasada e Italisë);
11:00 – Pikturimi i transformatorëve me ngjyrë portokalli (Rruga “Karl Gega”, Prishtinë);
14:30 – Lansimi i 1 milion shishe uji me llogon “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” (Ministria e Drejtësisë);
15:00 – Lansimi i Pullës Postare “Sot dhe Çdo Ditë Tjetër” (ZKM P32).