×
  • Sport
  • Sport

    “Në kualifikime Shqipëria luajti me këngën e Adem Jasharit, çka u bë tash?”, Munishi ka disa fjalë për FSHF-në

    Insajderi
    13 May 2024 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi, ka komentuar aplikimin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) që të organizojë Kampionatin Evropian U21 në vitin 2027, bashkë me Serbinë.

    Ai tha se ky lajm e befasoi tej mase. Ai kritikoi edhe Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) që nuk ka reaguar fare për këtë.

    “Normalisht që u befasova sepse nuk e prisja një lajm të tillë. Kishim pak informata. Kur bëhet një lajm i tillë, duhet thirrur një konferencë. Lajmi vetëm doli në publik dhe filluan reagimet. Duhet në konferencë të tregohen arsyet, benifitet sepse nuk është lajm dosido. Të organizohet një Kampionat me një armik shekullor, me një shtet që shumë mirë e dimë çfarë gjenocidi ka bërë në Kosovë, edhe me pasë kaq pak informata ka qenë shumë e çuditshme. Më shumë çudi është FFK-ja nuk ka bërë asnjë reagim. Tifozët reaguan. Po të dilnin me një deklaratë ndoshta do të na mbushin mendjen për promovimin e paqes. Duka si nënkryetar i UEFA-s është nënkryetar i Serbisë, jo vetëm i Shqipërisë. Ndoshta është edhe politike. Shumë ‘elefanta’ që e bëjnë politikën botërore janë për paqe. Por, duhet të këtë më shumë informata, më shumë arsyetime për qëllimin pse po organizohet”, tha Munishi në “Favorit” të T7.

    “Edhe ne jemi për paqe, për promovimin e saj edhe përmes futbollit. Por, me këta ende nuk i kemi kryer krejt punët. Duhet t’i shkojmë sendeve me radhë. Ne jemi popull që e kemi fituar luftën me shumë mund e sakrificë, duke iu falënderuar UÇK-së dhe aleateve. Si shqiptarë duhet pasur një koordinim më të mirë në raport me armiqtë tanë shekullorë. Nëse futemi tek benifitet dhe disfavoreve, disfavoret e mposhtin. FFK-ja nuk ka kredibilitet për të reaguar, kemi 100 probleme në shtëpinë tonë. Ademi e ka ditur se kjo do të ndodhë, para një jave ishin bashkë. Duhet të kishte qëndrim zyrtar. Jemi në prag të ‘Euro 2024’, non-stop është promovuar kënga e Adem Jasharit, bashkimi i lojtarëve nga të gjitha trojet… e tash çka u bë?”, shtoi trajneri i njohur.

    “Ka pasë shumë atakime në FSHF, por mendoj se kjo nuk është krejt ide e Federatës shqiptare. Besoj se është e sforcune nga politika shqiptare dhe ndërkombëtare. Të paktën ky është mendimi im. Tendenca e tyre shihet, por qëllimi i tyre është i mirë sepse duan të instalojnë paqe në Ballkan. Sporti gjithmonë ka sensibilizuar gjërat, dihet se edhe luftërat janë ndalur shkaku i sportit, edhe luftërat qytetare”, deklaroi Munishi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark