×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Në Kuvend nesër mbahen dy seanca – këto janë temat e diskutimit

    Insajderi
    13 October 2022 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër në sallën e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahen dy seanca plenare, shkruan Insajderi.

    Seanca e parë pritët të fillojë nga ora 11:00 e tjera nga ora 15:00.

    Në seancën e parë janë 10 pika të rendit të ditës, ku mes tjerash pritet që të bëhet zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

    Rendi i ditës në seancën e parë:

    1. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 
    2. Pyetjet parlamentare,
    3. Shqyrtim i Projektligjit nr.08/L-169 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Fiscalis” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e tatimit,
    4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-170 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Doganat” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e Doganave,
    5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-171 për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren (PIT) ndërmjet Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve dhe Republikës Federale të Gjermanisë përfaqësuar nga GIZ,
    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,
    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,
    8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,
    9. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
    10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.

    Në seancën e dytë pritet të diskutohet shqyrtim i parë i Projektligjit, për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbështetjen e punëve publike.
      

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark