Deri në vitet e 60-ta baza e ekonomisë së Luksemburgut ishte prodhimi i çelikut, mirëpo dekadat e fundit janë kryer ndryshime e mëdha në mënyrë që të ndryshojë struktura ekonomike dhe sot Luksemburgu është një prej qendrave më të mëdha financiare në botë. Suksesi i këtij vendi të vogël është rezultat i përshtatjes dhe arsimimit të mirë të popullatës në këtë vend.
Kur erdhi deri te rënia e industrisë së çelikut në nivelin global, ata kuptuan se synimin duhet ta bartin në sektorë tjerë. Vendosën ta promovojnë sektorin financiar dhe sot ekonomia e tyre bazohet në shërbime financiare të cilat përbëjnë rreth 35 për qind të GDP-së, transmeton Insajderi.com.
Fuqia e tyre punëtore është një prej më të arsimuarve në botë, dhe përparësia e veçantë e cila i tërheqë shumë kompani është multilinguizmi i tyre – ata flasin shumë gjuhë. Luksemburgu është sot qendra e dytë për nga madhësia për fonde investuese, menjëherë pas SHBA, me pasuri prej katërmijë miliardë dollarëve, ata udhëheqin sipas numrit të shtëpive të risiguruara në Bashkimin Evropian dhe kanë biznesin më të zhvilluar të bankave private në eurozonë, shkruan Index.hr.
Për madhësinë e sektorit financiar më së miri flasin numrat – në këtë vend të vogël punojnë rreth 140 banka të cilat i punësojnë 26.000 njerëz dhe kanë asete prej rreth 770 miliardë eurove, sipas të dhënave të PwC, të vitit 2016.
Mirëpo Luksemburgu edhe më tutje po zhvillon një numër të madh të sektorëve të ekonomisë në të cilët po sheh ardhmëri, siç janë logjistika, informacionet dhe komunikimet teknologjike (ICT), bioteknologjia, energjia e “gjelbër”, dhe në kohë të fundit edhe teknologjia e gjithësisë.
Fuqia punëtore përbëhet prej 282.000 njerëzve, në këtë numër nuk janë llogaritur edhe 150.000 njerëz të cilët çdo ditë vijnë nga Franca, Belgjik dhe Gjermania. Tregu i punës në Luksemburg është më atraktiv në Evropë duke marrë parasysh se rroga minimale për një punëtor të pakualifikuar është rreth 2.000 euro, ndërsa rroga mesatare është 4.300 euro./Insajderi.com.