Derbi i madh kosovar ndërmjet Gjilanit dhe Dritës u mbyll me barazim 1-1 në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Ishte kjo përballje e vlefshme për xhiron e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes theksoi se ekipi i tij ishte më i mirë se kundërshtari në pjesën e dytë.
“Mendoj se një pjesa e dyta e jona ishte më e mirë se kundërshtari, pasi në të parën vërejtëm në presion për shkak të ambicieve tona sepse përball kishim një skuadër që nuk ka shumë ambicie dhe nuk e aplikuam lojën tonë”.
“Në momentet më të mira tonat u ndëshkuam, por reaguam duke barazuar rezultatin, ndonëse kishin raste për të fituar. Derbi gjithmonë ka qenë i luftuar pavarësisht renditjes në tabelë dhe ambicieve”, tha Nuhiu.
Reklama
Pas xhiros së 16-të, Drita mbetet në vendin e parë në tabelë me 32 pikë.