×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Në nejë” – Sjelljet skandaloze të mjekeve në QKMF-në kryesore në Prishtinë, refuzuan t’a ndihmojnë pacientin e sëmurë

    Insajderi
    06 January 2024 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asnjë pacientë në pritje, dhe mjeket e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet, më saktë ato tek “Qafa”, refuzuan t’i ofrojnë ndihmë një qytetari, i cili kishte shkuar për të marrë infuzion. Ani pse ishin duke ndenjur.

    Ky qytetar në kushtet anonimiteti i ka thënë Insajderi se me kërkesë të Qendrës së Mjekësisë Familjarë numër 3 , ishte nisur për tek qendra kryesore, sepse atje kishin numër të konsiderueshëm të pacientëve.

    “Më thanë janë edhe 15 persona duke pritë për infuzion nisu për tek qendra, atje ka më pak të shërbejnë”, i tha ky qytetar i nervozuar Insajderit.

    Madje, i njëjti tha se u kërkova të më shërbejnë me këmbëngulësi meqë kisha nevojë dhe nuk po mund të në këmbë

    “Jam qytetar i Prishtinës dhe duhet të më shërbeni, nuk kam ardhë nga qejfi këtu dhe fundja jeni qendra kryesore”.

    “Dy mjeke, emrat e të cilave fatkeqësi nuk i di u sollën teje mase keq madje urdhëruan rojën të më largojë”.

    Si rrjedhojë qytetari thotë se u detyrua të bëjë foto dhe ta tregojë ngjarjen edhe në media.

    “Unë nuk isha gjendje tejet të rëndë, shkova në këmbët e mija, pas meje erdhën edhe disa qytetar si e kuptonin lagjen nuk merreshin fare me to”.

    Qytetari ka përcjelllur edhe pamjet kur dëshmohet se nuk kishte asnjë person, përkatësisht që ishte mundësia të shërbehej.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark