Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmërua të enjten se do t’i caktoj tatimet e larta doganore në import të çelikut dhe aluminit në Shtetet e Bashkuara, me rrezik se do të shkaktojë luftë tregtare me partnerët e vet kryesorë, prej të cilëve disa menjëherë kanë reaguar.
“Do t’i publikoj javën e ardhshme”, ka thënë Trump në Shtëpi të Bardhë gjatë takimit me prodhuesit e çelikut dhe aluminit dhe ka shtuar se këto tatime do të zbatohen një kohë të gjatë.
Presidenti amerikan ka përmendur normat tatimore deri 25 për qind për çelik dhe 10 për qind për alumin, por nuk ka precizuar se për cilat vende vlejnë këto.
Bashkësia Evropiane “do të reagojë ashpër dhe në mënyrë proporcionale në mbrojtje të interesave të saja”, është përgjigjur presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe ka shtuar se Komisioni do ta prezantojë javën e ardhshme propozimin e kundër masave ndaj SHBA, sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO) për baraspeshën e situatës.
Ministri kanadez i tregtisë ndërkombëtare Francois-Philippe Champagne ka paralajmëruar për “papranueshmërinë” e tarifave të mundshme doganore të cilat i caktojnë SHBA.
“Duhet t’i përtërini industritë e juaja”, i ka thënë Trump industrialistëve të cilët i pranoi dhe iu shpjegoi se importi i lirë po i shkatërron firmat amerikane dhe vendet e punës në SHBA.
Paralajmërimi i Trump-it vjen në momentin derisa këshilltari ekonomik i presidentit kinez Liu He është në vizitë në Uashington. Është paraparë takimi i tij me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, por jo edhe me presidentin, pretendojnë burimet amerikane.
Donald Trump duhet që deri më 11 prill të deklarohet mbi masat për importin e çelikut dhe deri dhe deri më 19 prill për alumin.
Pas paralajmërimit të Trump-it, indeksi kyç i bursës në Wall Street Dow Jones Industrials ka rënë për 1,7 për qind, ndërsa “Politico” merr vesh se Gary Cohn, shefi i Këshillit Kombëtar Nacional të fuqishëm të Shtëpisë së Bardhë, mund të jep dorëheqje. Cohn, siç pretendon Politico, ai ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë, së pari për ta ndalë Trump-in që të mos çrregulloj rendin global tregtar me këto veprime të nxituara me ndikim të gjerë./Insajderi.com.