Përfaqësuesja e Kosovës është nisur sot në mëngjes me “Charter” për në Stokholm, teksa të shtunën do të luajë ndeshjen e radhës eliminatore për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë.
“Dardanët” gjatë katër ditëve të kaluara kanë stërvitur me përkushtim të madh në Prishtinë nën drejtimin e përzgjedhësit Challandes për ta përgatitur sa më mirë duelin e vështirë me suedezët, përcjell FrontOnline.
Atmosfera në ekip është shumë e mirë, derisa FFK është përkujdesur që kushtet e udhëtimit për ekspeditën e përfaqësueses të jenë me komoditet të lartë.
“Dardanët” në orën 18:00 do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Friends Arena” në Solna.
Paraprakisht përzgjedhësi Bernard Challandes dhe një nga lojtarët dardan do të paraqiten në konferencën zyrtare për media në ora 17:30.